Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë, vlonjatët mundin Kukësin “fluturojnë” drejt Europës
Mbyllet gjithçka, Flamurtari shpallet fitues i “Kupës së Shqipërisë". Vlonjatët sfidonin Kukësin në tapetin e 'Qemal Stafës". Ndeshja kishtee një interes të jashtëzakonshëm, nga të dyja palët, dhe atmosfera ishte elektrizuese. Kukësi kërkonte trofeun e parë në historinë e klubit por nuk e ka arritur dot.Flamurtari përsërit suksesin e vitit 2009 ku fitoi Kupën përballë Tiranës. Edhe sot vlonjatët zhvillojnë një ndeshje shumë të mirë ku në fund dalin fitues. Sfida zhbllokohet në minutën e 41' Flamurtari kundërsulmon dhe Arber Abilaliaj shënon një gol duke kaluar të tijët në avantazh. Ndeshja vazhdon 0-1 deri në përfundim.Kuksianët hidhen në sulm por pa mundur dot të barazojnë rezultatin. Gjithçka përfundon me fitoren e Flamuratrit të cilët tashmë bëhen ekipi katërt që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kupat e Europës. Nga ana tjetër Kukësi ngushëllohet me vendin e dytë në kampionat dhe ky vit i kalon përsëri pa asnjë trofe të fituar, pavarësisht intevtimeve të shumta.Formacionet me të cilët luajtën skuadrat:Kukësi - (4-4-1-1) Halili, Hallaçi, Malota, Brahja, Smajli; Progni; Allmuça, Y.Hoxha Izuçuku, Cikalleshi, Boja Flamurtari - (4-4-1-1 ) Xhelili, Sakaj, Kuqi, Veliu, Begaj, Arbri, Telushi, Lena, Lika, Zeqiri, Abilaliaj