Mario Balotelli sërish viktimë, i vjedhin shtëpinë dhe makinën

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka rënë edhe një herë tjetër viktimë e keqbërësve. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, para dy ditësh, disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e tij në Komo, duke i grabitus banesën.Mario Balotelli po kthehej në shtëpi bashkë me të vllain, pas një shëtitje në qytet dhe kur kthehet shikon shtëpinë e tij të hapur dhe makinën që mungonte. Hajdutët i kanë vjedhur sende me vlerë, mes të cilave një orë dore e kushtueshme dhe makina e tij “Porsh”, të cilën e gjetën dy orë më vonë në provincën e Lenjanos.Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Baloteli reagoi në rrjetin social “Twitter” duke thënë: “Ndihem bosh, pa emocione! Megjithatë, do të luftoj për njerëzit që dua, pasi ata vërtet që e meritojnë”.