Simeone: Sa ndjesi e bukur të festosh titullin në "Camp Nou"

Trajneri argjentinas i Atletiko Madrid, Deigo Pablo Simeone ka festuar si i çmendur titullin e fituar në javën e fundit të La Ligës ku ekipi i tij barazoi me Barcelonën 1-1 dhe u shpall kampion. Trajneri ja dedikon vetëm futbollistëve të tij triumfin e arritur në kampionat."E jashtëzakonshme, nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë fitore. Luftuam të vetëm kundër të gjithëve, pa bërë kompromise me askënd dhe në fund ia dolëm, këta lojtarë ia dolën. Jam shumë i lumtur, krenar për ekipin tim.Ky grup ka bërë historinë dhe askush nuk e mohon këtë, ka bërë historinë jo vetëm duke fituar dhe e merituar deri në fund këtë kampionat, por nderoi edhe popullin katalanas. Ishte gjithçka perfekte, gjithçka emocionuese, sepse të të duartrokasin 90 mijë tifozë rivalë vlen sa një titull, pa harruar edhe lojtarët e Barcelonës që na përgëzuan në dhomat e zhveshjes. Kjo tregoi se pse Barça është një klub i madh. Ishte vërtet kënaqsi e jashtëzakonshme të shpallesh kampion në "Camp Noi". -mbylli deklarten e tij Simeone.