River Plate kampione e Argjentinës

River Plate është shpallur mbrëmë kampione e Argjentinës. Skuadra nga Buenos Aires ka fituar trofeun pasi mposhti me rezultatin 5-0 skuadrën e Quillmes. River Plate u rikthye në serinë A argjentinase pasi për shkak të problemeve ekonomike zbritën në vitin 2011 në kategorinë e dytë. Tashmë ata i janë rikthyer lavdisë duke triumfuar sërish në kampionatin argjentinas. Herën e fundit që “ Milionerët “ ishin shpallur kampion ishte në vitin 2008 kur në stol ishte Diego Simeone.

Kësaj radhe ai që i udhëhoqi drejt suksesit ishte Ramon Diaz. River Plate-i nuk zhvilloi një sezon mbresëlënës por u tregua i aftë që të shpalostë në fushë më të mirën në momentet vendimtare të sezonit. Pas tyre u renditën Gymnasia Esgrima dhe Estudiantesi i Juan Sebastian Veron i cili lajmëroi edhe tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur.

Në qershor të 2011-s River Plate për herë të parë në historinë e tij provoi rënien në kategorinë e dytë, ajo plagë do të jetë e vështirë të mbyllet për tifozët e “ Milionerëve “ me gjithë atë pas triumfit të mbrëmshëm do ti ndihmojë tifozët e Riverit ta harrojnë dështimin e para 3 viteve.

Në përballjen me Quillmes, në një Monumental të tej mbushur ishin Cavenaghi i cili shënoi një dygolësh, e më pas Marcado. Ledesma dhe Teo Gutierrez. Ky është titulli i 36-të kampion në historinë e klubi bardh e kuq