Moto GP. Marc Marquez triumfon edhe në Le Mans
Marc Marquez triumfon edhe në çmimin e madh të Francës. Spanjolli po e dominon në të gjitha drejtimet këtë sezon të Moto Gp-së. Fitorja e 5-të në po kaq gara të zhvilluar dhe ndoshta edhe fitorja më spektakolare.
Spanjolli nuk e nisi mirë këtë çmim të madh ku pas disa gabimeve e pa veten në vendin e 10-të, por aty filloi edhe kryevepra e tij, Marquez filloi ti parakalonte pilotët që gjendeshin para tij me një thjeshtësi që rrallë herë shihet në garat e shpejtësisë. Pas vetëm disa xhirosh 21 vjeçari e pa veten menjëherë pas Rossi-t i cilinë atë moment po kryesonte, presioni i ushtruar nga spanjolli bëri që Valentino të kryente një gabim në kthesë duke i dorëzuar pozicionin katalanasit, më pas askush nuk e shqetësoi më kampionin në fuqi të botës i cili në fund e preu binishin i vetëm.
Një garë të mrekullueshme zhvilloi edhe Valentino Rossi i cili në javët e fundit po tregon se ka akoma potencialin e duhur për të bërë mirë. Hera e dytë radhazi që pezarezi pozicionohet në vendin e dytë, mos të ishte për atë gabim në kthesë gara e Rossit mund të konsiderohej perfekte.
Në podium u ngjit edhe Alvaro Bautista në një formë të shkëlqyer. Spanjolli falë disa parakalimeve spektakolare arriti në fund të pozicionohej në vendin e nderit.Garë jo e mirë për ish-kampionin e botës Lorenzo i cili në fund u pozicionua vetëm në vendin e 6-të, po ashtu aspak e mirë ishte paraqitje e pilotit të Hondës Dani Pedrosa i cili e mbylli garën i 5-ti.Pas dy javësh në Muggello të Italisë do të zhvillohet edhe gara e radhës e botërorit të Moto Grand Prix.