Formacioni më i mirë i të huajve në Seria A, pjesë edhe shqiptari Berisha
Një debutim mëse i shkëlqyer për portierin e Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha tek ekipi i Lazios në Seria A. . 25-vjecari, arriti të ulte në stol një emër të rëndësishëm si Federico Marchetti, konsiderohet portieri më i mirë i huaj në Itali sipas sajtit te rendesishem tuttomercatoweb.com. Një sezon mjaft i sukseshshëm i Etrit Berishës që në vitin e parë në elitën e futbollit italian, e konfirmojnë edhe mediat vendase të këtij shteti.Me Berishën në portë formacioni më i mirë i Serisë A me lojtarët e huaj vijon me Maikon, Henrike Adriano, Albiol dhe Maksimovic në mbrojtje, Strootman dhe Callejon formojnë dyshen para repartit të avancuar, ndërsa treshja Iturbe, Tevez, Gervinho rreshtohet pas sulmuesit të avancuar Higuain. Formacioni i plotë: 4-2-3-1, Berisha; Maicon, Maksimovic, Albiol, Strootman,Callejon; Iturbe, Tevez, Gervinho; Higuain.