Roma humbet ndaj Xhenoas në javën e fundit, mbetet përsëri e dyta

Ndeshja mes Xhenoas dhe Romës e vlefshme për javën e fundit të Seria A, është mbyllur me fitoren e vendasve. Djemtë e Garcias nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv në këtë javë. Ndeshja ka përfunduar 1-0 për Xhenoan.Kjo ndeshje nuk ka pasur asnjë rëndësi dhe është luajtur vetëm për të respektuar garën. Të dyja këto ekipe kanë plotësuar objektivat sezonalë dhe sot luanin të qeta.Ndeshja filloi në orën 15:00 dhe lujej bashkë me dy takimet e tjera, Juventus - Cagliari 3-0 dhe Catania - Atalanta 2-1. Një pjesë e mirë e ndeshjeve do të luhen në orën në 20:45 ku do të vendoset dhe dhe ekipi i fundit që do të marrë pjesë në Kupat e Europës.