Mbrëmja NBA. Indiana thyen Miami
Është zhvilluar mbrëmë në “ Bankers Fieldhouse “ të Indianës finalja e parë e konferncës së lindjes. Vendasit e Franck Vogel mposhtë kampionët në fuqi të Miamit me rezultatin 107-96.Pacersa-t e kishin përgatitur më mirë këtë takim ku përgjatë gjithë kohës qëndruan përpara duke e kontrolluar këtë ndeshje për harkun më të madh kohor. Diferenca arrit deri në +19 gjatë pjesës së tretë duke treguar më së miri se kësaj radhe ndryshe nga sezoni i kaluar ata do të luftojnë deri në fund për një vend në Finalen e madhe.Indiana zhvilloi një lojë të shkëlqyer si skuadër ku të 5 titullarët shënuan mbi 10 pikë. Më i miri për skuadrën nga Indianapolis ishte Paul George me 24 pikë të shënuara ndërkohë që një ndihmë të madhe skuadrës ja dhanë edhe Roy Hibbert e David West me nga 19 pikë secili.Kampionët e Miamit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe megjithëse dy yjet e tyre James dhe Dwayne Wade u dukën në formë të shkëlqyer skuadra e Spolestrat-s nuk arriti për asnjë moment në këtë finale të parë të ishte kompetitive. Ndoshta është vetëm një paraqitje negative por Heat-sat duhet të zgjohen nëse dëshirojnë të shkojnë në finalen e madhe të NBA-t për herë të 4-ët radhazi.Pas dy ditësh përsëri në “ Bankers Fieldhouse “ do të zhvillohet takimi i dytë i kësaj serie mes dy skuadrave më të mira në konferencën e Lindjes.