Diego Costa humb finalen e Champions, ndaj Realit, rrezikon dhe botërorrin
Sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Costa pësoi tërheqje muskulare në ndeshjen kundër Barcelonës, ku ekipi i tij barazoi dhe u shpall kampion i Spanjës, dhe dëmtua vetëm pas 15 minutash lojë ditën e shtunë duke falë nga fusha. Dëmtimi që ka pësuar Costa duket serioz.Për momentin mjekët thonë se është e sigurtë që sulmuesi nuk do të luajë finalen e madhe të Champions League ndaj Realit, që do të luhet në 24 maj. Por ajo që shqetëson edhe më shumë sulmuesin, është se ai rrezikon seriozisht të mungojë edhe në botëror.Duhen edhe 24 ditë që Spanja të luajë ndeshjen e parë ndaj Hollandës në botëror dhe mjekët nuk e kanë akoma përgjigjen zyrtare për gjendjen e Costas. Nëse vizitat mjekësore do të konfirmojnë tërheqjen në pjesën e pasme të kofshës, atëherë do të jetë shumë e vështirë për të pjesëmarrja në turneun më të rëndësishëm futbollistik.