De Biazi: Besart Berisha nuk do të jetë pjesë e Kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2014, 13:19
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biasi, në konferecën për shtyp që mbajti mesditën e sotme në prag të tre sfidave miqësore me Rumaninë, Hungarinë dhe San Marinon, foli dhe për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Besart Berisha i cili luan në Australi.Trajneri konfirmoi për mediat se Besart Berisha nuk do të jetë pjesë e kombëtares, të pakën për tre ndeshjet miqësore por me shumë mundësi edhe për eleminatoret e shtatorit, pasi largësia e madhe mes Europës dhe Australisë, pengon futbollistin.Nëse në një kohë të afërt, ai do të bëhet pjesë e një skuadre europiane, do të mund të japë kontributin për Shqipërinë. Sipas italianit këto miqësore do t’i shërbejnë për të kuptuar se në ç’gjendje janë në këtë moment futbollistët kuqezi.