Besnik Hasi shpall kampionë gjigandët belgë të Andrelecht

Trajneri Shqiptar, Besnik Hasi ia ka dalë të shpallë kampion të Belgjikës ekipin që ai drejton, Anderlecht. Trajneri i cili erdhi në krye të ekipit, në muajin mars, dhe mori ekipin kur ai ishte jshtë objektivit për titull, arriti ta shpallë ata kampion në javën e fundit të Kampionatit.Anderlecht ka mundur sot 3-1 Lokeren dhe u ngjit në kuotën e 51 pikëve, 3 më shumë se ndjeksit e Standart Liege, dhe siguron automatikisht titullin.Hasi ka absolutisht meritën më të madhe në këtë triumf, pasi ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë muajve të fundit. Mediat belge kanë "ngritur në qiell" trajnerin Shqiptar, dhe pritet që ai të rinovojë kontratën me gjigandët belgë edhe për shumë vite të tjera.