Besnik Hasi kampion me Anderlehtin
Besnik Hasi ja ka dal mban të shpall skuadrën e Anderhletit kampion për sezonin 2013-2014. Ky ishte titulli I 33-të I skuadrës më të njohur në këtë vend. Strategu kosovarë edhe pse e mori skuadrën në një situate të vështirë duke zëvendësuar Van Den Broom, Hasi bëri një punë të shkëlqyer në krye të klubit gjatë fazës play-off duke rikuperuar plotë 5 pikë.
Me këtë sukses 42-vjeçari shndërrohet në trajnerin e parë shqiptar që arrin të fitojë një kampionat të rëndësishëm në Europë. Duke ju rikthyer suksesit Anderlechti mposhti me rezultatin 3-1 Lokerenin në sfidën e fundit të fazës play-off duke e mbyllur sezonin në kuotën e 51 pikëve dy më shumë se Standarti I Liezhit. Anderlechtin zhbllokoi rezultatin falë golit të shënuar nga Mitrovic në minutën e 19-të teksa goditi bukur me kokë. Miqtë do të shokonin vendasit në minutën e 54-të teksa Van Den Borre shkaktoi një penallti dhe la skuadrën me 10 futbollit që u kthye në gol nga Harabaoui.
Anderlehti nuk hoqi dorë nga fitorja dhe tre minuta pas një goditje dënimi mbrojtësi Mbemba shënoi golin e avantazhit. Praet në të 67-ën shënoi golin përfundimtar që vulosi gjithcka. Besnik Hasit në 11 ndeshje në krye të klubit koleksionoi 8 fitore 1 barazim dhe 2 humbje duke përmbysur gjithcka në kampionatin Belg.