Karlos Teves shpallet lojtari më i mirë i sezonit për Juventusin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2014, 21:33
Juventus ka festuar sot titullin kampion numër 30 në historinë e klubit. Pas fitores kundër Cagliarit, "bardhezinjtë" festuan zyrtarisht në stadiumin e tyre. Një nga futbollistët më të spikatur tek Juventus në këtë sezon ishte sulmuesi argjentinas, Kalos Tevez.Tevez ka shënuar gola me peshë këtë sezon duke e ndihmuar të fitojë titullin dhe njëkohësisht duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. Pas festës, Teves është shpallur dhe "futbollisti më i mirë i sezonit" për Juven.Pavarësisht formës së mirë të treguar gjatë këtij viti, Tevez nuk ka ,mundur të fitojë besimin e trajnerit të Argjentinës për ta marrë me vete në botërorin "Brazil 2014".