Shkëlzen Gashi: Unë larg Grasshopers? Kam edhe një vit kontratë

Mesfushori Shqiptar i Grasshopers, Shkëlzen Gashi është futbollisti më i spikatur këtë sezon në kampionatin zvicerian dhe sidomos tek ekipi i tij. Nisur nga zërat e merkatos, mediat zviceriane, theksojnë se do të jetë shumë e vështirë që Grasshopersi t’i mbajë të gjithë “yjet” e saj në organikë edhe për edicionin tjetër. Njëri që mund të largohet është Gashi, për të cilin ka pasur interes nga Italia dhe Gjermania.Vetë gashi, i pyetur në lidhje me këto zëra, golashënuesi më i mirë në Zvicër (19 gola) ka theksuar: “Unë kam edhe një vit kontratë me Grasshopersin, ndaj për momentin po shikoj vetëm përpara, pa bërë shumë llogari”. -duke mbyllur kështu çdo tratativë në lidhje me një largim të mundshëm nga Zvicra.