Didier Drogba le Gallatasarain: Luajta për pasion
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba i ka komunikuar klubit turk se nuk do të jetë më lojtar i Galatasarait, duke vazhduar nga sezoni tjetër. Dorga erdhi tek klubi i famshëm turk para dy vitesh, dhe arriti të lerë gjurmë në këtë ekip duke u shpallur kampion dhe duke fituar trofe. Drogba mendon se ka ardhur momenti që ai të lëvizë në një tjetër ekip."Po largohem, Galatasaray do të mbetet gjithmonë në zemrën time, jam shumë krenar që e kam përfaqësuar këtë skuadër. Nuk erdha këtu për para. Po të doja para, do të qëndroja në Kinë. Erdha në Turqi që të luaj futboll, ta ndjeja sërish pasionin.Mendoj se duke shënuar kundër Fenerbahces dhe Besiktasit, u kam dhënë lumturi tifozëve tanë. Falenderoj Joze Mourinhon dhe Wesly Shnaider, të cilët ndikuan jo pak që unë të luaja tek ky ekip." - mbylli deklaratën e tij Drogba.