Juventus e mbyll kampionatin me fitore, mund 3-0 Cagliarin dhe vendos rekord

Juventus i rekordeve mund të quhet padyshim ky i sivjetshmi. Të besuarit e Contes kanë zhvilluar një sezon fantastik në Seria A duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 102 pikëve duke vendosur një rekord përsa i përket klubeve të mëdha europiane pasi askush më parë nuk e ka arritur këtë gjë.. Ata kanë mundur sot Cagliarin në javën e fundit të Seria A, duke e mbyllur këtë sezon me fitore.Pirlo, Lorente dhe Markizio kanë qenë autorët e golave për Juventusin duke mos i dhënë për asnjë moment mundësinë Cagliarit për të reaguar.Juventus është shpallur kampion disa javë para përfundimit të kampionatit por sot pas mbylljes së takimit kundër Cagliarit, juventinët kanë ngritur zyrtarisht trofeun. Ky është titulli numër 30 në historinë e klubit "bardhezi" edhe pse ata pretendojnë që kanë fituar 32. Por Federata italiane njeh zyrtarisht 30 tituj dhe ky numër njihet nga të gjithë.