Cikalleshi: Kupën e fiton Kukësi, G.Lika: Gjithçka e hapur, flasin dy protagonistët para finales

Sot në orën 18:00 luhet në "Qemal Stafa" finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Flamurtarit. Protagonistët e kësaj finale kanë folur para ndeshjes duke dhënë mendimin e tyre lidhur me këtë sfidë.  Dy nga futbollistët kryesorë të këtyre dy ekipeve kanë dhenë dekalarat për "Panorama Sport" duke u shprehur se duhet vëmendje dhe përqëndrim për të fituar trofeun.Gilman Lika, Flamurtari - "Mendoj se skuadrat kanë shanse të barabarta në këtë finale. Pra, si ne, edhe Kukësi i kemi mundësitëe barabarta se kështu janë finalet, nuk mund të parashikosh se kush do të fitojë. Është një ndeshje e fortë, por ne jemi në formë të mirë. I kemi kualitetet për të kaluar Kukësin. Shpresoj ta mbyllim me sukses këtë sezon te Flamurtari. Pra, të fitojmë kupën, të pushojmë pak dhe më pas të vendosim për të ardhmen."Cikalleshi, Kukësi - "E dimë që në Tiranë na pret një ndeshje e fortë, prandaj duhet të bëjmë maksimumin që është të dalim me kokën lart nga stadiumi. Kukësi e meriton këtë trofe dhe mendoj se ata që do të festojnë pas ndeshjes do të jemi ne. Do të ishte një mbyllje fantastike e një sezoni, unë kam besim të madh se do të gëzojmë tifozët, duke ngritur trofeun e kupës."