Manxukiç largohet nga Bayern, për kroatin interesohet Juventus
Bajerni i Mynihut ka shpallur pothuajse zyrtarisht divorcin me bomberin kroat, Mario Manxukiç. Mario Manxukiç që në fillimet e Guardiolës shihej si njeriu më i kërcënuar në merkaton e verës së kaluar. Megjithatë, spanjolli nuk pranoi ta largonte direkt. Ardhja e Levandovskit për sezonin tjetër, nxjer jashtë planeve të bavarezëve, sumuesin kroat.Largimi i sulmuesit nga Bayern, zgjon interes nga klubet elitare si në Itali, Spanjë dhe më shumë në Angli. Në lojë u fut Juventusi, Çelsi, Siti, Milani, PSG-ja edhe Dortmundi.Ekipi më afër Manxukiç duket se është Juventusi. Italianët janë paraqitur me një ofertë në zyrat e Bayern, siç raportojnë mediat italiane. Manxukiç do të formonte një dyshe fantastike në sulm së bashku me Teves. Kjo është ideja e re e drejtuesve të Juventusit.