Kukësi - Flamurtari, luhet sot finalja e Kupës së Shqipërisë, ekipet duan trofeun

Kukësi dhe Flamurtari do të ndeshen sot në orën 18:00 në stadiumin "Qemal Stafa" në finalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi nuk ka fituar asnjë trofe në elitën e futbollit shqiptar, shumica e lojtarëve të tij kanë provuar që më parë, me klube të tjera, të ngrenë kupa, por me ekipin verior ende nuk ka ardhur një trofe.Nga ana tjetr vlonjatët kanë fituar kupën tri herë Kupën dhe për më tepër kanë marrë edhe titullin kampion. Reshjet e shumta të shiut gjatë ditëve të fundit mbeten shqetësim për këtë ndeshje pasi kushtet e terrenit të "Qemal Stafës" nuk mund të lejojnë të luhet futboll.Trajneri i Kukësit, Starova do t’i besojë formacionit që ka përdorur më shumë gjatë kampionatit. Lajm i mirë për veriorët është rikthimi në formë i sulmuesit kryesor, Pierr Boja. Lojtari kamerunas nuk u aktivizua në katër ndeshjet e fundit të kampionatit për shkak të një dëmtimi, por gjithsesi tashmë nuk ka asnjë problem. Ndërsa Flamurtari vjen pa asnjë mungesë dhe në fushë pritet një formacion i plotë nga trajneri Gjoka.Nëse Flamurtari shpallet fitues, atëherë bëhet ekipi i katërt shqiptar, që mer pjesë në Kupat e Europës. Por nëse e fiton Kukësi atëhere pjesmarrja në Europë i takon Teutës së vendit të katërt në kampionat.