Jurgen Klopp: Goli i anulluar, ndryshoi të gjithë lojën

 “Shënuam një gol që nuk u mor parasysh. Të gjithë nga stoli e panë se ishte brenda portës. Nuk dua t’ia hedh fajin arbitrit, por ky gol mund të kishte ndryshuar shumë gjëra. Gjyqtari Florian Meyer më tha se për raste të tilla nevojitet teknologjia në vijën e portës. Eshtë një humbje e dhimbshme. Të dyja skuadrat dhanë më shumë se limitet. Neve na mungoi përqëndrimi, por gjithsesi djemtë e mi duhet t’i përgëzoj për këtë sezon të jashtëzakonshëm që kemi bërë”. -tha trajneri i Dordmund, Klopp pas finales të humbur kundër Bayern.Goli fantazmë i Hummels pritet të rihapë edhe njëherë debatin e nxehtë për teknologjinë në vijën e portës në Gjermani, edhe pse klubet e Bundesligës e thanë fjalën e tyre kundër dy muaj më parë. Gjithsesi teknologjia në futboll mbetet për t’u parë në Botërorin e Brazilit, ku do të aplikohet me insistimin e FIFA-s.Goli i anulluar për Dordmund[gallery ids="251248"]