Arsenal fiton Kupën e Anglisë, mposht Hull Sitin në kohën shtesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2014, 20:48
Arsenal ka arritur të shpallet fituese e Kupës së Anglisë. Djemtë e Arsen Venger kanë mposhtur sot Hyll Sitin, në finale. Koha e rregullt është mbyllur në barazim 2-2 dhe gjithçka ka shkuar në shtesë.Arsenali ka përmbysur gjithçka pasi Hull ishte në avantazhin e dy golave dhe nuk mundi të administronte rezultatin. Kazorla dhe Coscienly kanë shënuar dy golat e barazimit dhe më pas në minutën e 109, kur ndeshja po i drejtohej penalltive ka menduar Aron Ramsey i cili shënon dhe i jep fitoren Arsenalit.Ky mund të quhet një sezon mjaft i mirë për Arsenal pasi përveç këtij trofeu të fituar sot, ata kanë mundur të sigurojnë edhe pjesmarrjen në Champions League.