Bayern fiton Kupën e Gjermanisë, ekipi i Guardiolës, mposht Dordmundin në finale

Bayern Mynih dhe Borusia Dordmund luanin sot finalen e Kupës së Gjermanisë. Të dy ekipet i kanë dhënë bukurinë Bundesligës këtë vit dhe sot diskutonin trofeun e Kupës. Në një ndeshje të gjatë dhe spektakolare, kanë qenë bavarezët ata që kanë triumfuar.Edhe pse vinte me 2 mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, Bayern përsëri qëndronte favorit. Nga ana tjetër Borusia donte një trofe në këtë sezon, por nuk ia arriti përballë gjigandëve bavarezë.Ndeshja ka pasur një ritëm shumë të lartë dhe ekipet kanë pasur shumë raste por pa mundur dot të zhbllokojnë rezultatin gjatë 90 minutave. Koha e rregullt është mbyllur 0-0 dhe ndeshja shkon në shtesë. Në 15 minutshin e dytë të shtesës, Bayern kalon në avantazh me Robben. Goli i Bayern vjen pikërisht në momentin kur Borusia po luante mirë madje arbitëri ka bërë një gafë duke i anuluar një gol mëse të rregullt.Kur u duk se gjithçka do të mbaronte, ka qenë Tomas Myler ai që dyfishon rezultatin në minutën e 120. Bayern fiton këtë finale 0-2 dhe siguron trofeun e dytë sezonal, pas fitimit të kampionatit, disa javë më parë. Festa është e gjitha e bavarezëve, ndërsa Dordmund nuk ka mundur dot të fitojë asgjë në këtë sezon dhe do t'i duhet të ngushllohet me pjesmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm