Atletiko barazon në "Camp Nou" dhe shpallet kampion i La Ligës

Gjithçka lidhur me titullin kampion në Spanjë u vendos në 90 minuta. Barcelona priste në shtëpi Atletikon, dhe në rast se katalanasit fitonin, atëherë shpalleshin zyrtarisht kampionë pikërisht në javën e fundit. Por ndodhi e kundërta. Atletiko u mjaftua me një barazim, rezultat ky që mjaftoi për t'i shpallur ata kampion.Një sfidë e nxehtë dhe plot spektakël. Barcelona arriti të kalojë e para në avantazh me Aleksis i cili shënon në min e 33, dhe ishte fare pranë titullit. Edhe pse me dy futbollistët kryesorë, Arda dhe Diego Costa të dëmtuar gjatë lojës, Atletiko e Simeones reagon mjaft mirë duke barazuar në pjesën e dytë me Godin. Rezultati 1-1 ishte përfundimtari i këtij takimi duke kurrorëzuar Atletikon kampion të La Ligës pas një sezoni fantastik.E gjithë festa i takon madrilenëve të Atletikos të cilët kanë zhvilluar një kampionat spektakolar. Tani ata janë në garë edhe për trofeun e Champions League, pasi ndeshen në finale me Realin e Madridit. Nga ana tjetër, Barcelona e mbyll sezonin pa asnjë trofe dhe ngushëllohet me vendin e dytë në kampionat.[gallery ids="251136"]