Real Madrit - Espanyol 3-1, "Los Blancos" e mbyllin kampionatin me fitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2014, 17:56
Ka përfunduar me fitore takimi i fundit në kampionatin spanjoll për Realin e Madridit. Djemtë e Ançelotit kanë mundur 3-1 Espanyolin duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. Nëse Barcelona mundet nga Atletiko ata ruajnë vendin e dytë, nese ajo sfidë ka një rezultat tjetër, atëherë Real e mbyll La Ligën në vendin e tretë.Golat e Bale, dhe Marota 2 herë zhvlerësuan golin e Espanyolit duke dominuar totalisht ndeshjen e sotme. Tani "Los Blacos" kanë mendjen totalisht tek finalja e Champions League, ku në 24 maj ata do të përballen me Atletikon e Madridit.Ky mund të quhet një sezon i mirë pasi Real ka fituar dhe kupën e Spanjës dhe nëse shpallen kampion të Europës, do të ishte një sezon fantastik për djemtë e drejtuar nga Karlo Ançeloti.