Juventus kërkoi Garcian, por trajneri tha "jo"

Një lëvizje e papritur , një përpjekje e fortë nga drejtuesit e Juventusit, për të vënë në presion trajnerin Conte dhe për të gjetur njëkohësish një alternativë zgjidhjeje për stolin. Juventus në ditët e fundit ka bërë një ofertë për Rudi Garcia , trajneri francez i cili solli Romën në vendin e dytë dhe shqetësonte Juventusin  për pjesë të mirë të sezonit.Garcia është i lidhur me Romën edhe për një vit tjetër, pasi kontrta e tij  është e sigurt dhe e konfirmuar me Romën.Mendimi i Juventusit për t'i rrëmbyer trajnerin rivalit më të ashpër për titull, zgjati fare pak. Vetë Garcia mohoi të gjitha tratativat duke vendosur përfundimisht të qëndrojë tek Roma. Tani Juventus kthen sytë përsëri nga Conte.