Ausilio, Mazzari qëndron, Kambiasos nuk do t'i rinovohet kontrata

"Esteban Cambiasso do të largohet nga Interi dhe nuk do t'i rinovohet kontrata. Ndërsa trajner do të vazhdojë të jetë Mazzari." Këto ishin fjalët e drejtorit sportiv të Interit,  Piero Ausilio gjatë mesditës së sotme për mediat italiane. Lajm i trishtë për tifozat e Interit sepse vjen si i papritur dhe jo si largimi i Zanettit, Samuel dhe Militos të cilët ishin paralajmëruar."Me Esteban unë flas cdo ditë, kemi një raport tej fushës. Këtë mëngjes kemi pasur një moment paksa zyrtar, kemi folur për kontraten. Për motive strategjie të klubit dhe rinovimit të moshës së ekipit, nuk  do vazhdojmë më bashkë. Interi dëshiron të nise një cikël të ri, nuk folëm aspak për motive ekonomike, sepse nuk iu ofrua një kontratë e re.Gjithashtu dua të informoj tifozët se Mazzari do të jetë trajner i Interit edhe për sezonin e ardhshëm." -mbylli deklaratën drejtori Ausilio.