Josip Blater: Botërori që do luhet në Qatar, është një gabim
"Vendimi që Katari të organizoi Kampionatin botëror 2022 ishte i gabuar". Kështu ka thënë presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter në një intervistë për televizionin zviceran "RTS". Kreu i FIFA-s mendon se botërori në këtë vend nuk e ndihmon aspak futbollin. Gjithashtu Blater mendon se futbollistët nuk do të japin dot maksimumin për shkak të temperaturave të nxehta që ka ky vend.“Sigurisht që ishte një gabim, por siç e dini, ne të gjithë bëjmë shumë gabime në jetë. Nga studimet paraprake ishte e qartë se temperaturat në verë do të ishin shumë të larta. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një raporti teknik, por pavarësisht të dhënave, komiteti ekzekutiv vendosi me shumicë të konsiderueshme që ky turne të zhvillohet në Katar”, ka deklaruar BlaterMegjithatë vendimi është marrë dhe asgjë nuk mund të kthehet mbrapa. Botërori "Qatar 2022" ka për të qenë nga më të veçantët në historinë e botërorëve.