Zlatan Ibrahimovic : Jam i suksesshëm edhe pa Championsin

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, por thekson se do të konsiderohet i suksesshëm edhe pa të. Ylli suedez ka fituar titullin kampion në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, por nuk e ka fituar asnjëherë trofeun më të çmuar kontinental për klube, pasi PSG u mposht nga Chelsea në çerekfinale të këtij sezoni, njëlloj si çfarë ndodhi me Barcelonën në vitin 2012-13.

Ibrahimovic refuzon të dorëzohet në lidhej me shpresat për t'u shpallur kampion i Evropës, por këmbëngul se ndihet krenar me medaljet e deritashme."Nuk e kam fituar ende Ligën e Kampionëve. Do të më pëlqente ta fitoja por nuk është e lehtë", deklaroi ylli suedez gjatë një konference për mediat"Edhe nëse e le futbollin nesër do të kem 22 tituj në cv time. Do të jem i lumtur dhe do të vazhdoj të quaj veten futbollist të suksesshëm", u shpreh ai.

Ibrahimovic humbi Topin e Artë një vit më parë në garën me Cristiano Ronaldon, Lionel messin dhe Frenk Riberi duke mos u renditur as në treshen më të mirë. Por ylli I PSG e ka të qartë se kush 2është më I miri në botë." Askush në mënyrë të veçantë do të mund të quhet lojtari më i mirë në botë tani . Disa lojtarë janë shumë mirë . Cristiano Ronaldo , Lionel Messi dhe Luis Suarez po zhvillojnë një futboll fantastik. Momenti vendimtar do të jetë Kupa e Botës . Gjithcka do të varet nga paraqitjet e tyre me kombëtaret respektive"

Ibra ndihet keq sepse Suedia e tij nuk do të marr pjesë në kampionatin botëror pasi u skualifikua në playoff nga Portugalia e Kristiano Ronaldos." Unë mendoj se Brazili kanë një shans të madh të fituar Kupën e Botës. Do të jetë shumë e vështirë për vendet evropiane për të thyer vendet e Amerikës së Jugut. Personalisht është një periudhë e vështirë për mua që të mos jem e Kupës së Botës. Njëkohësisht po stërvitem për ta mbajtur veten në formë për sezonin e ardhshëm që do të jetë shumë intensive" - ka përfunduar fjalën e tij Zlatan Ibrahimovic.