Juventus kërkon Hummels dhe Alvaro Moratën
Juventusi ka filluar të mendojë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, për të qënë në këtë mënyrë më konkurse në Ligën e Kampionëve. Përforcime që do ti jepnin dhe trajnerit Conte garancine se klubi bardh e zi po mundohet të forcojë sa më shumë të jetë e mundur skuadrën juventine.
Mediat italiane raportojnë sot se Juventusi është vënë në gjurmët e mbrojtësit të Dortmundit Mats Hummels. Gjermani konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë dhe është i kërkuar nga shumë klube me emër si për shembull Manchester United.Një ndihmë të madhe në këtë transferim Juventusit mund t’ja japë Ciro Immobile. Dortmund ka shprehur më parë interes për sulmuesin italian i cili do të zëvendësonte Lewandowskin në repartin e avancuar të verdh e zinjve, Immobile është në bashkë pronësi mes Juves dhe Torinos në këtë mënyrë bardh e zinjtë mund ti ofrojnë Dortmundit gjysmën e kartonit të Ciro Immobiles plus 25 milion euro për ti rrëmbyer Hummels.Nuk duket një transferim i thjeshtë pasi gjermanët e konsiderojnë 25 vjeçarin si një nga lojtarët më me vlerë që disponojnë dhe nuk duken shumë të interesuar për ta shitur edhe në qoftë se vendosin ta largojnë atëherë shifra që duhet të ofrohet për të duhet të jetë tejet joshëse për drejtuesit e Borusias së Dortmundit.
Drejtuesit e Juves nuk kanë ndërmend të ndalen vetëm tek futbollisti i kombëtares gjermane pasi sot është parashikuar një takim mes drejtorit sportiv të Juventusit Marotta dhe disa drejtuesve të Realit të Madridit për Alvaro Moratën. Talenti spanjoll është një ndër lojtarët më të kërkuar në treg, pasi më parë edhe Interi është interesuar për 21 vjeçarin iberik. Me sa raportohet Juventusi do ti kërkojë Realit lojtarin në formë huazimi një formulë që edhe madrilenëve do ti shkonte përshtat edhe madrilenëve pasi këta të fundit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga Morata.
Përsa i përket Alexis Sanchez akordi mes bardh e zinjve dhe lojtarit tashmë është arritur mbete vetëm të arrihet marrëveshja me klubi katalanas, ndërsa shumë pranë është kalimi i Senad Lulic nga Lazio për tek Juventusi, me gjithë se janë për tu sheshuar edhe disa detaje të fundit.