Dëmtohet Migjen Basha, mungon në miqësoret e ardhshme

Mesfushori shqiptar i Torinos,  Migjen Basha do t'i mungojë ekipit kombëtar për tre miqësoret e radhës me Rumaninë, Hungarinë dhe San Marinon. 27-vjeçari me origjinë nga Kosova, tha se në këmbën e majtë ka patur disa probleme gjatë këtij sezoni të Serisë A, dhe pas një kontrolli të fundit, është këshilluar nga mjekët që të operohet.Basha konfirmoi se nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit De Biasi në kombëtaren kuqezi për serinë e tre miqësoreve, që starton më 31 Maj me përballjen e parë me Rumaninë e në vazhdim me Hungarinë në Budapest, si dhe me San Marinon në javët e para të Qershorit.Megjithatë Basha të jetë gati dhe në formë për fushatën e eliminatoreve të Europianit "Francë 2016", që nis me takimin e parë kundër Portugalisë, në Shtator të këtij viti.