Ronaldo : Përshtatem mjaft mirë me Bale dhe Benzema
Ylli i Realit të Madridit ka folur për lidhjen e ngushtë që ka me dy shokët e repartit Gareth Bale dhe Karim Benzema, duke e përshkruar lidhjen e tyre në fushën e lojës si perfekte.“ Mendoj se përshtatja ime me Bale dhe Benzema është perfekte, Ata janë të dy lojtarë të jashtëzakonshëm dhe unë personalisht ndihem mjaft mirë që luaj përkrah tyre. Gjërat po shkojnë mirë dhe kjo është më e rëndësishmja.” – u shpreh fituesi i topit të artëMë tej Ronaldo foli diçka më tepër për ish-lojtarin e Tottenhamit“ Bale është një lojtar fantastik dhe tashmë ai është përshtatur mjaft mirë me skuadrën tonë. Paraqitjet e tij në kampionat dhe Champions League kanë qënë të shkëlqyera, madje goli ndaj Barcelonës në Copa del Rey ishte vërtet i pa besueshëm. Më ka pëlqyer gjithmonë si futbollist edhe kur luante në Angli por tani e vlerësoj shumë edhe si njeri. Flasim shpesh dhe mund t’ju them se është një njeri për tu admiruar.”- përfundoi fituesi i topit të artë Cristano Ronaldo.Portugezi ka arritur të shënojë këtë sezon plot 54 gola në të gjitha kompeticionet, me një mesatare goli vërtet të frikshme, nga ana tjetër edhe Bale e Benzema shpesh herë kanë qënë vendimtar me golat e tyre. Real Madridi pasi fitoi kupën e mbretit do të kërkojë që më 24 Maj në Lisbonë të bëjë për vete edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.