Juventus, interesimi për Sanchez vazhdon, edhe nëse Conte largohet
"Dashuria" e ekipit të Juventusit, për sulmuesin kilian, Alexis Sanchez vazhdon. Siç rapotojnë mediat italiane, sulmuesi i Barcelonës ka dhënë pëlqimin për t'u transferuar në Itali tek Juventus, dhe drejtuesit "bardhezinj" janë hedhur menjëherë në sulm.Para disa ditësh, afrimi i Sanchez tek Juventusi, lidhej dhe me qëndrimin e trajnerit Conte. Por tani situata ka ndryshuar. Pavarësisht, nëse qëndron apo jo Conte, Juventusi do të vazhdojë tratativat me Barcelonën për të sjellë në Itali sulmuesin e talentuar, i cili më parë ka luajtur dhe tek Udineze.Barcelona mendohet se e ka nxjerë në shitje kilianin, pasi ka nevojë për para që të blerë mbrojtësin e Dordmundit, Humels. Me paratë e grumbulluara nga Sanchez, Barcelona do të investojë për të sjellë në ekip një mbrojtës, që mund të jetë dhe David Luiz i Chelseat.