Zubizareta: Pyol është mbrojtësi që çdo portier do dëshironte ta kishte para vetes

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, përshkroi Carles Puyolin si "llojin e mbrojtësit që çdo portier do të donte që të kishte para vetes, dhe shokun dhomës që të gjithë dëshirojnë të kenë".Zubizareta foli me supelativa për mbrojtësin legjendar, në ceremoninë e lamutumirës të Pyol nga ekipi katalanas. Ai tha se Pyol angazhohej totalisht dhe në çdo moment për ekipin e Barcelonës.Zubizarreta tregoi gjithashtu se në dhomat e veshjes, Puyol ishte një lider. "Ai ka qenë gjithmonë atje para nesh, kur gjërat kanë qenë duke shkuar mirë, ose kur kanë shkuar keq. Ai i jepte zemër çdo lojtari dhe e bënte të ndjehej mirë." -tha Zubizareta. Pyol i dha fund futbollit të luajtur pas një karriere të gjatë dhe të mbushur me trofe tek Barcelona.