Zyrtare: Leo Messi gjen akordin me Barcelonën, do të jetë më i paguari në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2014, 14:33
Ylli argjentinas do ta zyrtarizojë kontratën e re me gjigandin spanjoll Barcelona, brenda javës së ardhshme, para se t’i bashkohet ekipit të Argjentinës në përgatitje për Kampionatin botëror në Brazil. Vetë Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Lionel Messin, për vazhdimin e kontratës së tij në Camo Nou.Messi do të përfitojë 20 milionë euro në vit nga kontrata e re me Barcelonën, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në botë.Marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në gusht të vitit 2019, dhe kështu Barcelona mohon spekulimet se Messi mund të largohet nga Camp Nou, pavarësisht ofertave tunduse nga ana e Mançester Sitit, apo PSG-së