Louis Van Gaal ka gati listën e përforcimeve për Man Utd

Louis Van Gaal do të zyrtarizohet pas pak ditësh si trajneri i ri Manchester United. Me gjithë se holanandezi për momentin është i fokusuar tek kombëtarja tulipane ai ka filluar të mendojë edhe për deturën e rë që e pret menjëherë pas përfundimit të kampionatit botëror.Mediat britanike raportojnë se tashmë Van Gaal ja ka dorëzuar drejtorit ekzekutiv të klubit anglez Ed Woodward listën e lojtarëve që dëshiron në " Old Trafford " sezonin e ardhshëm.Emrat që gjenden në listën e holandezit janë disa nga lojtarët më të mirë të momentit në Europë.I pari futbollist që Van Gaal kërkon të sjellë në Manchester është anësori i Bajernit të Mynihut Arjen Robben. Ish-trajneri i Barcelonës e cilëson Robben si një nga futbollistët më të mirë në botë dhe për këtë i ka kërkuar drejtuesve të United të fillojnë bisedimet me bavarezët për një transferim të mundshëm të 30 vjeçarit në Angli. Ndoshta do të jetë vetë tekniku që do të kërkojë ta bindë ish lojtarin e Realit pasi do ta ketë vetë nën vëzhgim për më shumë se një muaj tek përfaqësuesja holandeze.Një tjetër emër i rëndësishëm të cilin holandezi e kërkon me ngulm është Thomas Muller. Gjermani debutojë tek Bajerni pikërisht nën drejtimin e Van Gaal dhe për këtë Muller ka deklaruar më parë se i detyrohet shumë teknikut nga Amsterdami. Trajneri i Holandës nga ana tjetër e sheh Mulleri-n si një nga përforcimet më me vlerë që United mund të bëjë gjatë verës.Një tjetër përforcim i kërkuar nga tekniku 62 vjeçar është mbrojtësi i Dortmundit Mats Hummels. United është në kërkim të një lojtari të denjë në prapa vijë pas largimeve të Vidic dhe Rio Ferdinand.Nga ana tjetër Van Gaal ka dhënë aprovimin e tij për talentin anglez Luke Shaw i cili shumë shpejt mund të kalojë nga Southamptoni tek Manchester United për 35 milion euro.