Bayerni ofron Madzukic për David Luiz
Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Chelsea-t, David Luiz, gjatë merkatos së verës. Klubi londinez do të refuzojë një ofertë të tillë pasi për brazilianin, kërkon sulmuesin e Bayernit, Mario Mandzukic. E përditshmja gjermane Bild shkruan se futbollisti kroat pëlqen një transferim të mundshëm në Premierligë, ndërsa trajneri i tij Ivan Cvjetanovic tashmë ka zhvilluar bisedime në Londër.Të dyja skuadrat mund të arrijnë marrëveshje në rast se Bayern shpreh gatishmëri të paguajë rreth 15 milionë euro, dhe të përfshijë në marrëveshje Mandzukicin i cili do të përfundonte në Stamford Bridge. Ky lajm është kontradiktor me atë që shkruajnë mediat spanjolle, sipas së cilave Luiz është shumë pranë transferimit në Barcelonë. Me shumë mundësi ylli brazilian duket se do të largohet sigurt nga Chelsea.Jose Murinjo e kërkon Madzukic për ta përdorur për transferimin e Diego Kostës, duke e përfshirë në një shkëmbim të mundshëm plus disa miliona euro. Edhe pse ka shënuar 33 gola në 54 ndeshje në Bundesligë, ish futbollisti I Dinamo Zagreb dhe Volzburgut nuk është përshtatur me skemën e Guardiolës. Instiktet e tij në sulm pëlqehen shumë nga Murinjo që mesa duket për të sakrifikon edhe David Luiz.