Shkëlzen Gashi i pandalshëm, tjetër gol me Grasshopers
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2014, 13:04
Shkëlzen Gashi nuk di të ndalet, ai ka shënuar edhe dje në mbrëmje në fitoren e Grasshopersit 4-1 ndaj Luzernit të Jahmir Hykës. Pas golit ndaj St.Galenit dhe “pokerit” të fundjavës së shkuar ndaj Yong Boys, Gashi rikthehet të shënojë sërish.Gashi shënoi golin e dytë në minutën e 5-të, pas një pasimi të marrë nga kapiteni Salatiç. Lojtari shqiptar, i vetëm përballë portierit, nuk e pati të vështirë që të shënonte. Ai është golashënuesi më i mirë në Zvicër me 19 gola. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, mesfushori u shpall lojtari më i mirë në Superligën e Zvicrës për muajin prill, në votimet e fansaveDuhet theksuar se në takimin e djeshëm, për Grasshopers luajti si titullar edhe mesfushori kosovar Amir Abrashi.