Barcelona është e gatshme të sakrifikojë Song dhe Sanchez, për David Luiz

Një nga mënyrat Barcelona synon për të forcuar ekipin dhe sidomos repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm është nënshkrimi me mbrojtësin e fuqishëm të Chelseat, David Luiz. Katalanasit u përpoqën të nënshkruajnë me mbrojtësin brazilian edhe vitin e kaluar ku bënë një ofertë me vlerë € 25 milionë euro, por klubi anglez e hodhi ofertën poshtë. Ekipi londinez kërkon 35 milion euro për të lënë të lirë lojtarin.Tek Barcelona nuk janë të gatshëm të paguajnë një çmim të tillë kaq të lartë. Katalanasit mendojnë të përfshijnë në marveshje lojtarët, Song dhe Sanchez. Song kurrë nuk e ka mësuar stilin e luajës së Barcelonës dhe me shumë gjasa ka për të lënë Barçan këtë sezon, plus , ai është i njohur në Premier League dhe luan në pozicion të njëjtë si David Luiz.Alexis Sanchez është një tjetër opsion që mund t'i interesojë Mourinhos. Barcelona do të duhet të veprojnë me kujdes në të dy rastet me të dy lojtarët, në mënyrë që të mos pësojë humbje në bilancin e tyre vjetor të pagesave