Balotelli, gati largimi nga Milani, interesohet Arsenal

Sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli, me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Ylli i skuadrës kuqezi ka një kontratë që skadon vitin tjetër, por për shkak të vështirësive financiare Milan është e detyruar që ta nxjerrë në merkato.Klubi londinez i Arsenal, është në garë për të përfituar shërbimet e italianit. “Topçinjtë” janë më të favorizuar për shkak të “Pumës”, gjigantit të veshjeve që sponsorizon edhe Arsenalin edhe Balotelin. Kuqezinjtë nuk janë në gjendje të mirë financiare dhe shitja e lojtarëve vetëm për përfitime ekonomike nuk është gjë e re te Milan.Nëse Arsenal, paraqitet në zyrat e Milanit me një ofertë prej 25-30 milion euro, atëherë drejtuesit e klubit italian do të ishin gati të hapnin zyrtarisht tratativat.