Partizani, Behar Maliqi rinovon kontratën me të kuqtë

Behar Maliqi është lojtari i radhës që konfirmohet pjesë e skuadrës së kuqe edhe për sezonin tjetër futbollistik . Klubi dhe mesfushori kosovar kanë gjetur akordin e përbashkët për të vijuar edhe më tej bashkëpunimin mes tyre. 27 vjeçari i cili shquhet për grintën në fushë zyrtarizon me këtë lëvizje edhe të ardhmen e tij e cila do të jetë sërisht në kampionatin shqiptar dhe për më tepër tek skuadra e kuqe. Maliqi rikonfirmohet lojtari i 4 kosovar i cili zgjedh të rinovojë me Partizanin pas firmave të Amir Rrahmanit, Labinot Ibrahimit dhe Besnik Krasniqit Kështu njofton edhe zyra për shtyp e Partizanit rreth rinovimit të mesfushorit kosovar. Lajmin e konfirmoi edhe vetë mesfushori që gjendet për pushime në Kosovë