Berlusconi : “ Seedorf mund të qëndrojë, nuk bëm gabim që e morëm.

Silvio Berlusconi gjatë një interviste për mediat italiane për herë të parë është shprehur se trajneri aktual i Milanit Clarence Seedorf mund të vazhdojë të qëndroj në stolin kuq e zinjve edhe për sezonin ardhshëm.

“ 5 muaj më parë kur vendosëm t’ja dorëzonim panikun Seedorfi-t mendonim se ai i kishte të gjithë mundësitë për të qënë një trajner i mirë, mund t’ju them se nuk ishte një gabim marrja e holandezit. Ai mund të qëndroi me ne edhe sezonin e ardhshëm por më parë duhet të flasim për të sqaruar disa situata brenda klubit. Zgjedhjen përfundimtare përsa i përket stolit do ta marrim pas takimit me Sassuolon.” - theksoi presidenti i Milanit.

Më pas Berlusconi foli edhe për zgjedhjen e bërë në dhjetor ku nuk do të kishte më një administrator të deleguar por dy.

“ Mendoj se një zgjedhje e tillë ishte ajo e duhura, pasi tashmë në shërbim të klubit është dikush me mjaft përvojë dhe dikush tjetër me ide të reja që mund të konsiderohen si inovacione në futboll.”- përfundoi pronari i Milanit Silvio Berlusconi

Me këto fjalë të thëna nga presidenti i kuq e zinjve situata për stolin e Milanit ndryshon disi. Seedorf vazhdon të mbetet në dyshim por mundësitë që ai të qëndroi janë në rritje. Ndërsa në rast shkarkimi emri më i përmendur së fundmi si zëvendësues i mundshëm i holandezit është ai i trajnerit të Realit të Madridit Carlo Ancelotti.