Kreu i FIFA-s, Blater, i ka dërguar letër urimi ekipit të Skënderbeut

Kreu i institucionit më të lartë futbollistik në botë, Josip Blater, i ka dërguar një letër përshëndetëse klubit të Skënderbeut, ku e uron për katër titujt e fituar radhazi. Blater i jep shtysë ekipit të Skënderbeut dhe njëkohësisht u tregon atyre se kanë mështetje të plotë nga FIFA."I dashur president, caro amicoJu lutem përçoni urimet time të ngrohta Skënderbeut për fitimin e kampionatit kombëtar të katërt radhazi dhe të 5-të gjithsej. Ju lutem përconi urimin tim më të ngrohtë lojtarëve menaxherit, stafit teknik dhe mjekesor. Gjithashtu dhe mbeshtëtesve të ekipit që si pjesë e këtij organizimi kanë qenë thelbesor në fitoren e klubit të tyre. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit do doja të falenderoja Skënderbeun për gëzimin qe u japin fansave të kësaj loje të bukur dhe ju uroj më të mirat në të ardhmen."[gallery ids="249728"]