Insiston Mourinho, dëshiron Daniele De Rosin tek Chelsea

Sipas shtypit britanik, tekniku portugez i Chelsea, Joze Mourinho do të përpiqet këtë verë për të sjellë mesfushorin e Romës, Daniele De Rosi në "Stamford Bridge". Mourinho nuk heq dorë. Trajneri Chelsea ka qenë prej kohësh një admirues i Daniele De Rossit dhe ka pëlqyer stilin e tij të lojës.Në verë, Chelsea do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian. Me Obi Mikel dhe Ramires si dy lojtarët që mbajnë mbi supe mesfushën e londinezëve, Mourinho dëshiron të forcojë ekipin me një element të karakterit dhe eksperiencës. Megjithatë, vendimi mbetet i lojtarit nëse ai është i bindur për të provuar një aventurë të re jashtë Italisë.