Marek Hamsik: Do të qëndroj tek Napoli, më pëlqen projekti i këtij klubi
"Një sezon shumë i mirë, kemi fituar një trofe të rëndësishëm si Kupa e Italisë, dhe jemi në vendin e tretë kampionat, vend që na mundëson pjesmarrjen në Champions League." Ky është bilanci që bën Marek Hamsik në këtë sezon për ekipin e tij Napolin.Sllovaku flet gjithashtu edhe për të ardhmen e tij. "Jam këtu prej shtatë vitesh dhe ky ekip sa vjen dhe është në rritje. Shpresojmë që në vitet e tjera të fitojmë ndonjë trofe më të rëndësishëm. Tifozat janë të mrekullueshëm dhe gjithmonë na mbështesin.Besoj tek projekti i Napolit dhe e shoh veten time edhe për shumë vite të tjera në këtë qytet dhe në këtë ekip. Jam gati të rinovoj kotratën me Napolin dhe shpresoj të vijnë dhe futbollista të tjerë si Higuain e Calejon për të formuar një grup të fortë dhe konkurues." -mbylli deklaratën e tij Marek Hamsik.