Arsenali kërkon të rikthejë Cesc Fabregas në Londër
Duket se dashuria mes Arsenali-t dhe Cesc Fabregasi-t nuk është shuar kurrë. Me gjithë se spanjolli u largua nga topçinjtë mes polemikave duket se lidhja që lojtari dhe klubin londinez kanë është mjaft e ngushtë.Mediat angleze raportojnë se Arsenali është gati të bëjë një ofertë për Fabregas.Iberiku mbërriti tek katalanasit në vitin 2011 pikërisht nga Arsenali dhe me gjithë se paraqitjet e tij me fanellën e Barcelonës nuk kanë qënë zhgënjyese drejtuesit e blaugranave nuk janë të kënaqur nga performanca e Fabregas pasi prisnin që lojtari i kombëtares spanjolle të ishte më vendimtar për skuadrën.Duke parë këtë situatë francezi kërkon të përfitojë duke i bërë një ofertë katalanasve për ta rikthyer pas 3 vitesh ish kapitenin e tij në Londër.Për 27 vjeçarin spanjoll është interesuar më parë edhe Manchester United, por nëse iberikut i duhet të zgjedhë ai patjetër do të vendosë të rikthehet në “ Emirates Stadium “. Vlerësimi që Fabregas ka për Arsene Wenger është mjaft i lartë dhe patjetër që ai do ta mirëpriste një rikthim nën urdhrat e teknikut francez.Klubi londinez e tregoi edhe sezonin e kaluar me blerjen e Mesut Ozil se i ka burimet e duhura për të bërë merkato cilësore, dhe me sa duket pronarët e “ Topçinjëve “ janë gati të shpenzojnë shifra të konsiderueshme edhe për Cesc Fabregas.Na mbetet të presim fillimin e merkatos verore për të parë nëse Fabregas do te kthehet tek klubi i cili e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare.