Oklahoma dhe Indiana kalojnë në finalen e konferencave përkatëse
Janë përcaktuar mbrëmë edhe çiftet finaliste të konferencës së lindjes dhe perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit. Në lindje do të përballen kampionët e Miamit dhe Indiana ndërsa në perëndim dueli do të jetë mes San Antonios dhe Oklahomës.Kevin Durant ishte vendimtar për Oklahomën me 39 pikë dhe 16 topa në tabelë, ndërsa për Indianën protagonisti kryesor ishte David West me 29 pikë.Në “ Verizon Center “ të Washingtonit vendasit u munduan të qëndronin në lojë por me një West në formë të tillë u bë shumë e vështirë për kryeqytetasit që ti bënin ballë Indianës. Një takim që u dominua nga miqtë të cilët për herë të dytë radhazi arrijnë në finalen e konferencës së Lindjes. Një ndihmë të madhe për skuadrën e Franck Vogel e dhanë edhe Roy Hibbert e Paul George duke e udhëhequr skuadrën nga Indiana në këtë triumf mjaft të rëndësishëm. Jo në formën e duhur u shfaq ylli i Washingtonit John Wall, ndërsa nuk i mjaftuan qytetarëve 19 pikët e Gortat. Rezultati final Pacers 93 Ëizards 80. Tashmë në finale Indiana do të përballet me Miami-n e LeBron James në një serie që parashikohet të jetë mjaft emocionuese.Në konferencën e perëndimit është Oklahoma City Thunder që i bashkohet San Antonios në finale. Clippersa-t e Doc Riversit nuk arritën ta dërgonin serinë në takimin e 7-të pasi u thyen nga një super Kevin Durant. Lojtari më i mirë i sezonit të rregullt shënoi plot 39 pikë duke i udhëhequr Thundersa-t drejt një finaleje mjaft të rëndësishme.Një takim që në fillim u kontrollua nga Los Angleles të cilët arritën të shkëputeshin deri në +16 falë pikëve të Griffin dhe Chris Paul, por po ashtu si ndodhi në takimin e 5-të kthesa e Oklahomes ishte spektakolare, Westbrook, Durant dhe Reggie Jackson gjejnë koshin në të gjitha mënyrat dhe Cilppersa-ve nuk i mbete gjë tjetër vetëm se të shijojnë “ show”-n e lojtarëve të Oklahomës. Në fund gjithçka u mbyll me fitoren e skuadrës së Scott Brooks 104 – 98.Finalja e konferencës së perëndimit do të shohë përball dy skuadra shkëlqyera në mënyrën e tyre të lojës, San Antonion dhe Oklahoma City-n. Spurs-at e janë një skuadër taktike që pasqyrojnë në parket të gjitha aftësitë e mrekullueshme të Gregg Popovich si trajner, ndërsa Thundersa-t dhurojnë spektakël falë entuziazmit të Kevin Durant dhe Rusell Westbrook.