Barcelona bën " shopping " në Serinë A

Trajneri i ardhshëm i Barcelonës Luis Enrique i ka parashtruar drejtuesve blaugrana edhe kërkesat e tij për sezonin e ardhshëm. Skema që Enrique do të kërkojë të aplikojë parashikon që një qëndërsulmues dhe për këtë ish-trajneri i Romës i ka kërkuar drejtuesve të klubit njërin mes Mario Gomezit dhe Fernando Llorente-s.

Ish-futbollisti i Bilbaos ka zhvilluar një sezon fantastik tek Juventusi duke qënë shpesh herë vendimtar dhe për këtë mund të ishte një përforcim i vlefshëm për Barcelonën, situatë tërësisht tjetër ka përjetuar këtë sezon gjermani i Fiorentinës. Shumë dëmtime kanë karakterizuar kampionatin e Mario Gomezit i cili për asnjë moment nuk arriti të tregonte në fushë të gjithë vlerat e tij, me gjithë atë duket se Luis Enrique ka akoma besim në aftësitë e ish-lojtarit të Bajerni-t duke e vendosur në listë e dëshirave të tij.

Skuadra blaugrana vitet e fundit ka përdorur skemën e “ falso nueves “ pra pa një qëndër sulmues roli ku shpesh herë në mes të repartit të avancuar vendosej Leo Messi, ndërkohë që me sa duket trajneri i ardhshëm i Barçës nuk kërkon të vazhdojë në të njëjtën linjë si trajneri që e krijoi këtë mënyrë loje, pra Guardiola.

Luis Enrique do të hedhë në fushë një qëndërsulmues roli, i aftë të luftojë për topat në ajër dhe i fortë në dyluftime, në këtë mënyrë njëri mes Llorentes dhe Gomezit do te përshtateshin mjaft mirë me këtë skemë të re të skuadrës katalanase.