Iniesta: Sa bukur të shpallesh kampion javën e fundit
Java e fundit e La Ligës në Spanjë ve përballë dy ekipet e kreut, Barcelonën dhe Atletiko Madrid. Nëse katalanasit e Barcelonës fitojnë këtë ndeshje, shpallen zyrtarisht kampionë duke i rëmbyer titullin Atletikos që ndodhet akrualisht në vendin e parë. Mesfushori, Andres Iniesta mendon se fitimi i titullit kampion në javën e fundit të kampionatit do të jetë diçka fantastike për Barcelonën. "Kjo është finalja jonë dhe i gjithë viti do vendoset brenda 90 minutave. Shumë muaj, shumë situata, shumë gjëra. Për këtë arsye, ekipi ka nevojë që tifozët të jenë në 200% të aftësive të tyre, ashtu siç janë gjithnjë në momente të vështira. Mund ta fitojmë titullin në shtëpi. Kështu ka ardhur puna, pas rezultateve tona dhe të rivalëve tanë…pra jemi këtu ku jemi. Do jetë një ndeshje shumë intensive dhe do jetë fantastike t’ia dalim. Kur fituam kampionatin me 100 pikë, njerëzit menduan se kjo ishte diçka e lehtë. Ne duhet ta festojmë më shumë nga herët e tjera nëse ia dalim. Asnjëherë s’e kemi pasur mundësinë që të vendosim titullin kampion në këtë mënyrë. -mbylli deklaratën e tij Iniesta