Bersant Celina, një talent kosovar tek të rinjtë Mançster Sitit
Talenti kosovar Bersant Celina ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Premierligës, me Manchester Cityn. Celina ka nënshkruar kontratë trevjeçare profesionale me klubin e famshëm anglez. Lajmi për këtë transferim është bërë i ditur nga babai i futbollistit, Eduard Celina.Celina është një futbollist i grumbulluar tek Kosova, nga Albert Bunjaki për ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit. Lojtari ishte një prej lojtarëve më të dalluar në ekipin Manchester City U-18, gjatë këtij sezoni, para se të pësonte një lëndim. Tahmë karriera e tij do të vazhdojë tek të rinjë e Cityt.Momenti i madh për kosovarin tashmë ka erdhur dhe e ardhmja e tij duket e ndritur. Synimi i tij tani është që të përfshihet sa më shpejt në skuadrën e parë dhe të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij.