Adil Rami do të mbetet tek Milani për 5 milion euro

Mbrojtësi francez i Milanit, Adil Rami, i ardhur në huazim nga Valencia, duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve edhe për sezonin tjetër. Administratori Adriano Galiani ka mbetur i kënaqur nga këta muaj që Rami ka bërë te Milani, por duke parë që financat për sezonin e ardhshëm janë me pikatore, ai ka këmbëngulur te Valencia për një skonto, e cila duket se është arriturValencia kërkonte 7 milion euro por drejtuesit e Milanit kanë arritur t'i bindin për të bërë ulje. Të dyja klubet, duke marrë shkas edhe nga kërkesa e mbrojtësit për të mos u kthyer në Spanjë, kanë rënë dakord mbi bazën e 5 milionë eurove.